Mbledhja e parë e Organit Këshillues pranë Prefektit të Qarkut Vlorë
Prefektja e Qarkut Vlorë znj. Evis Allushi, zhvilloi takimin e parë të Organit Këshillues ku në fokus ishin turizmi dhe mjedisi, me pjesëmarrjen e institucioneve qendrore, vendore dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Gjatë takimit u diskutuan çështje si menaxhimi i mbetjeve, mbrojtja e vijës bregdetare dhe përmirësimi i infrastrukturës turistike, me synim rritjen e standardeve të shërbimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Vlorës.


