Mbledhja e parë për vitin 2026 e Këshillit Konsultativ Trepalësh Rajonal

Në drejtimin e Prefektes së Qarkut Vlorë, znj. Evis Allushi, u zhvillua mbledhja e parë për vitin 2026 e Këshillit Konsultativ Trepalësh Rajonal ku u diskutuan çështje që lidhen me marrëdhëniet e punës dhe tregun e punës në nivel rajonal.

Gjatë mbledhjes u prezantua drafti i planit të punës për vitin 2026, ndërsa anëtarët paraqitën problematika dhe sugjerime konkrete, për të cilat u garantua angazhimi i institucioneve përkatëse për adresimin dhe zgjidhjen e tyre.