Mbledhja e Radhës e KBL Vjosë

Sot më datë 23.09.2025 u mbajt mbledhja e radhës e KBL Vjosë, online dhe me prezencë në sallën e mbledhjeve të institucionit të Prefektit të Qarkut Vlorë.

Mbledhja u drejtua nga Prefekti i Qarkut Vlorë
z. Plator Nesturi, në cilësinë e Kryetarit të Basenit Lumor Vjosë dhe u asistua nga drejtori i ZABL Vjosë, z. Ilir Profka.

Në mbledhje u diskutua rendi i ditës në lidhje me projektvendimin e propozuar nga AMBU ‘’Miratim i kërkesës për rinovim të lejes/autorizimit lidhur me rinovimin e lejes nr. 8, “Leje për përdorim burimi ujor nëntokësor për ujë sanitar”, të subjektit ‘’Alfa’’ Sh.A, me vendndodhje Vrisera, Njësia Administrative Dropull i Sipërm, Bashkia Dropull, Qarku Gjirokastër.

Me votim unanim, ky projektvendim u miratua.
Ndër të tjera, u adresuan problematikat në funksionimin e ZABL-së, si :

1. Nevoja e zëvendësimit të anëtarëve, pjesë e e ZABL Vjosë, nga institucionet përkatëse.
2. Krijimi i grafikut të pajisjes së subjekteve me leje.

3. Pagesa për anëtarët e ZABL-së.