Mbledhja e radhës – Komisioni i Mbrojtjes Civile në Qark

Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, zhvilloi mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut, ku në fokus ishin situata e zjarreve, masat parandaluese dhe forcimi i gatishmërisë në kushtet e temperaturave të larta. Prefektja vlerësoi angazhimin e strukturave në terren, por theksoi se çdo vatër zjarri mbetet një kërcënim serioz, duke kërkuar gatishmëri të plotë, koordinim ndërinstitucional dhe reagim të shpejtë për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.