Mbledhja e radhës së Këshillit të Basenit Lumor Vjosë
Prefekti i Qarkut Vlorë z.Plator Nesturi zhvilloi mbledhjen e radhës së Këshillit të Basenit Lumor Vjosë në ambientet e institucionit dhe pjesëmarrje online.
Gjatë takimit u diskutuan dhe morën vëmendje disa çështje me rëndësi, ndër to:
Miratimi i kërkesës së Bashkisë Selenicë për ndërtimin e një ure mbi lumin Shushicë, në fshatin Vodicë. Ky vendim u mbështet si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe aksesit për komunitetin lokal.
U prezantua gjithashtu V.K.M nr. 319, datë 11.06.2025, që përcakton procedurat, dokumentacionin dhe afatet për lejet dhe autorizimet mbi përdorimin e burimeve ujore.




