Mbledhja e radhës së Komitetit Rajonal për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftës kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
Prefektja e Qarkut Vlorë znj. Evis Allushi zhvilloi mbledhjen e Komitetit Rajonal për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftës kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me fokus koordinimin e punës për parandalimin e hershëm të këtyre fenomeneve. Gjatë raportimeve nga anëtarët u konstatua se për këtë periudhë në qarkun e Vlorës nuk janë evidentuar raste.

