Mbledhje e KMCQ si dhe përfaqësues nga strukturat e Bashkisë Vlorë

Prefekti i Qarkut Vlorë z.Plator Nesturi, zhvilloi në ambientet e institucionit mbledhjen e KMCQ me pjesëmarrje të anëtarëve të KMCQ si dhe përfaqësues nga strukturat e Bashkisë Vlorë, ku u trajtuan problematikat e pasqyruara si më poshtë :
Informimi i KMCQ mbi situatën në qarkun Vlorë.
Informim i KMCQ mbi situatën e zjarrit në fshatin Dukat si dhe rrisku për Parkun Kombëtar të Llogarasë .
Masat e marra nga ana e Bashkisë Vlorë për përballimin e situatës si dhe kapacitet e angazhuara.
Bashkëpunimi ndërmjet strukturave operacionale brenda bashkisë, me bashkitë fqinje dhe me Prefekturën.
Nga ana e Prefektit u kërkua që Bashkia Vlorë :
Të ketë angazhim më të madh të kapaciteteve që disponon;
Të vendoset drejtuesi operacional dhe komandanti i operacionit;
Të bëhet informimi në kohë për çdo situatë emergjente dhe vlerësimi hap pas hapi i situatës në terren mbi kapacitet e përdorura dhe mbështetjen me kapacitet shtesë nga bashkitë fqinje dhe AKMC.
Në fund të takimit u konkludua për angazhimin e kapaciteteve dhe planin e veprimit për ndërhyrje ditën e nesërme në orët e para të mëngjesit për shuarjen e zjarrit në mbështetje dhe nga FA, në kufirin me Parkun Kombëtar të Llogarasë.