U zhvillua takimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Vlorë, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut.
Qëllimi i takimit ishte informimi i anëtarëve mbi situatën e kaluar vjeshtë-dimër, si dhe masat që duhen për periudhën pranverë-verë, për t’u përgjigjur në kohë dhe me efektivitet të lartë situatave emergjente që mund të krijohen nga zjarret si rezultat i rritjes së temperaturave.
Në përfundim të takimit u miratua Plani i Masave dhe Plani i veprimit për parandalimin e situatave të mundshme nga zjarret.