Mblidhet Komiteti Rajonal për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
Prefektja e Qarkut Vlorë znj. Evis Allushi, drejtoi mbledhjen e Komitetit Rajonal për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ku u analizua puna e institucioneve anëtare për periudhën Janar–Qershor 2026. Gjatë takimit u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional për parandalimin e radikalizmit dhe garantimin e një mjedisi më të sigurt për komunitetin.

