Mbrojtja e Burimeve Ujore është prioritet kombëtar
Sot u bashkuam me dhjetëra vullnetarë për të pastruar brigjet e lumenjve e deteve, dhe për të dhënë shembullin që secili prej nesh mund të bëjë ndryshimin.
Me punë, përkushtim dhe energji pozitive, treguam se mjedisi është përgjegjësi e të gjithëve.
Ky aksion nuk mbyllet këtu, ai është një thirrje për vazhdimësi: “Të mbrojmë ujërat tona, burimin e jetës, dhe t’ua lëmë gjeneratave të reja më të pastër e më të shëndetshëm”.
Faleminderit secilit pjesëmarrës që kontribuoi sot. Bashkë mund të arrijmë më shumë për natyrën dhe për të ardhmen tonë!








