Menaxhimi i Qëndrueshëm i Territorit dhe Parandalimi i Krimeve Mjedisore
Në datën 15 Shtator 2025, Prefekti i Qarkut Vlorë z.Plator Nesturi mori pjesë në takimin me temë “Menaxhimi i Qëndrueshëm i Territorit dhe Parandalimi i Krimeve Mjedisore”, si dhe për shkëmbimin e praktikave të mira, zhvilluar në Pallatin e Kulturës “Labëria”, nën kujdesin e Organizatës Mjedisore Italiane “Celim Albania”.
Në këtë aktivitetit morën pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm Italian, z.Achille Provenzano, Kryetari i Dhomës së Tregtisë, z.Arben Breshani, Këshilltari në Kabinetin e Kryetarit të Komunës së Milanos, z.Gianfranco Commodaro, përfaqësues i Fondazione Cortina-Milano, z. Danilo Vismara, drejtues të AdZM Gjirokastër, Organizata Mjedisore me Qendër në Fier, Vlorë, Përmet.
Elementët kryesor ku u përqëndrua diskutimi ishin :
Menaxhimi i territorit duke mbrojtur mjedisin.
Zbatimi i politikave qendrore në nivel vendore, duke ruajtur qëndrueshmërinë.
Sfida e turizmit me një ekonomi të qëndrueshme në mjedis.
Trajtimi i mbetjeve, si një domosdoshmëri.
Roli i industrisë në mbrojtjen mjedisore.
Prefekti i Qarkut Vlorë në fjalën e tij foli për resurset e qarkut, vëmendjen e veçantë që duhet t’u kushtohet mbrojtjes, qëndrueshmërisë, si dhe shfrytëzimin e tyre si dhe për zhvillimin e industrisë dhe turizmit duke ruajtur ekuilibrat mjedisorë dhe ekosistemet e mjediseve ku operohet.
Prefekti falenderoi organizuesit e këtij aktiviteti, për vëmendjen dhe projektet që zhvillohen në territorin e Qarkut Vlorë, në fushën e mjedisit, gjë e cila rrit dhe ndërgjegjësimin dhe angazhimin qytetar në mbrojtjen mjedisore.



