Monitorim në Shkollën e Bashkuar “Ali Asllani” në Kotë
Prefektja e Qarkut Vlorë znj.Evis Allushi zhvilloi një vizitë monitoruese në Shkollën e Bashkuar “Ali Asllani”, në Kotë, Bashkia Selenicë, për të parë nga afër funksionimin e institucionit, masat e sigurisë dhe gjendjen e infrastrukturës.
Gjatë monitorimit u evidentuan disa problematika infrastrukturore që kërkojnë ndërhyrje për përmirësimin e kushteve dhe garantimin e një mjedisi më të sigurt dhe cilësor për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

