Monitorimi i zbatimit të Paketës së Sigurisë në Shkolla në Qarkun Vlorë
Monitorimi në terren i zbatimit të Paketës së Sigurisë në Shkolla ka nisur me shkollat 9-vjeçare “Lef Sallata” dhe “24 Maji” dhe do të vijojë në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të Qarkut Vlorë. Prefektja e Qarkut Vlorë znj.Evis Allushi e konsideron sigurinë në shkolla një prioritet, duke kërkuar bashkëpunimin e institucioneve, mësuesve, prindërve dhe pushtetit vendor.

