Njësia Administrative Orikum, Bashkia Vlorë, me qëllim forcimin e gatishmërisë dhe koordinimit ndërinstitucional për përballimin e emergjencave.
Në vijim të situatave të shpeshta të rënies së zjarrit në disa zona të qarkut, Prefekti i Qarkut Vlorë, z. Plator Nesturi zhvilloi një takim pune në Njësinë Administrative Orikum, Bashkia Vlorë, me qëllim forcimin e gatishmërisë dhe koordinimit ndërinstitucional për përballimin e emergjencave.
Në takim morën pjesë Administratorët vendorë, kryetarët e fshatrave, përfaqësues të Pyjores, Policisë së Shtetit, Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe komunitetit të blegtorëve.
Prefekti kërkoi nga të pranishmit:
Monitorim të vazhdueshëm të zonave pyjore dhe kullotave;
Angazhim të strukturave vendore dhe komunitetit në parandalimin e situatave por edhe për raportimin e drejtë të këtyre situatave të zjarrit dhe në kohë reale;
Bashkëpunim të ngushtë me Policinë për ndjekjen e rasteve të zjarrvënieve dhe vendosjen para ligjit të personave përgjegjës;
Sensibilizim të banorëve për shmangien e çdo veprimi të pakujdesshëm.