Prefekti I Qarkut Vlorë Ka Zhvilluar Analizën Vjetore.
Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar analizën vjetore nën drejtimin e Prefektit, me pjesëmarrje të Zëvendësministrit të Brendshëm Julian Hodaj, Drejtoreshës së Drejtorisë së Cështjeve Vendore dhe Funksioneve të Deleguara Alma Mele dhe drejtues të institucioneve.
Në aktivitetin vjetor të institucionit të prefektit puna është përqëndruar në vendosjen e parametrave optimal të rendit dhe sigurisë publike, në koordinimin, monitorimin, vlerësimin e performancës dhe përfshirjes në punë të strukturave të pushtetit qëndror dhe institucionet të pushtetit vendor, në transformimin e qasjes së institucionit të Prefektit ndaj qytetarëve dhe vendosja në kontroll të plotë të veprimtarisë në terren dhe marrja dijeni në kohë reale për të gjitha problematikat.
Në planin e punës për vitin 2019 bazuar në programin qeverisës, përvec cështjeve të trajtuara në vitin 2018, do të kemi prioritet bujqësinë, infrastrukturën dhe implementimin e projekteve me donatorë të huaj dhe jo vetëm.