Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar mbledhjen e radhës me pjesëmarrjen e perfaqësuesve të institucioneve në të gjithë qarkun, pjesë e Mbrojtjes Civile, ku u ndanë grupet e monitorimit sipas grafikut dhe zonave policore, në kuadër të Task Forcës së Masave Lehtelësuese Covid-19.
Mbledhja konsistoi në informimin rreth gjëndjes aktuale që nga mbledhja e kaluar e zhvilluar, krijimi i kushteve të përshtatshme dhe mirmenaxhimin e situatës në zonat e shpallur “zonë e gjelber”, menaxhimi i situatës në pikën e kalimit kufitar Qafë-Botë për evidentimin e shtetasve që hyjnë në kufi dhe zbatimin e vetkarantinimit, hartimin e grafikut të grupeve të terrenit për monitorimin e çdo subjekti sipas dy grupimeve, grupi i subjekteve me risk të lartë dhe subjektet e tjera.
Përbërja e grupeve është duke u formësuar me emrat konkret.
Aprile 29, 2020
Posted By
Bledar Seferi
Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar mbledhjen e Mbrojtjes Civile