Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar sot mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut, në ambientet e institucionit dhe pjesërisht online, për shkak të masave anti-Covid19. Qëllimi i kësaj mbledhje ka qënë parandalimi i situatave të krijuara nga zjarret, duke qënë se pritet një sezon me temperatura të larta. Gjithashtu në mbledhje u diskutua mbi situatën në të cilën ndodhet Qarku, si pasojë e pandemisë Covid, përballimin e situatave vjeshtë-dimër, si dhe masat e marra nga ana e strukturave përkatëse për përballimin me sukses të emergjencave civile. Nga ana e Prefektit u kërkua angazhim maksimal dhe bashkëpunim me të gjitha instancat përkatëse për shuarjen e zjarreve në mënyrë që të kemi nje sezon lehtësisht të menaxhueshëm.