Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takimin e tretë lidhur me festimet e 100 vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës
Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takimin e tretë lidhur me festimet e 100 vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës, me pjesëmarjë të figurave të rëndësishme publike në vend, si historiani i mirënjohur Paskal Milo, Kryetari i KLSH Bujar Leskaj, përfaqësues nga Bashkia e Vlorës, Rektorë dhe akademikë të universiteteve publike të Vlorës dhe Tiranës, përfaqësues të institucioneve të ndryshme.
Kjo ngjarje historike ka një rëndësi të vecantë për popullin tonë ndaj kërkohet bashkëpunimi i të gjitha instancave për ta kthyer në një datë të shënuar në kalendarin e festimeve tona kombëtare.
Grupi i punës do të propozojë ide dhe sugjerime lidhur me aktivitetet që do të shtrihen gjatë kohës së festimeve, për të konkluduar në një axhendë zyrtare.