Prefekti i Qarkut Vlorë mbledhje me Komisionin për Planifikimin dhe Përballimin e Emergjencave Civile!

Bora dhe moti i ftohtë kanë sjellë probleme në disa akse të Qarkut të Vlorës! Prefekti i Qarkut Vlorë ka mbledhur Komisionin për Përballimin dhe Planifikimin e Emergjencave Civile, për të ndarë detyrat dhe për të qenë në gadishmëri të situatës duke marr parasysh se rreshjet e dëborës do të jenë me instensitet më të lartë në ditët në vijim! Të gjithë qytetarët të cilët do të lëvizin drejt destinacioneve me dëborë duhet të jenë të pajisur me goma dimri dhe zinxhirë, në të kundërt nuk do të lejohen nga Policia të kalojnë! Të gjithë institucionet janë në gadishmëri të situatës, për të pastruar rrugët nga dëbora, për të riparuar defekte në ndërprerje të energjisë dhe për të qenë pranë qytetarëve!