Prefekti i Qarkut Vlorë, takim me Dr. e Ujësjellës sh.a Vlorë – Arritjet dhe sfidat
Datë 18 Tetor
Në kuadër të punës dhe përgjegjësisë që Prefekti ka si drejtues i Task Forcës për menaxhimin e ujit të pijshëm Prefekti I Qarkut Vlorë ka zhvilluar një takim me Dr. e Ujësjellës sh.a Vlorë.
Gjatë takimit u evidentuan arritjet gjatë kësaj periudhe të përkthyera në rritje të të ardhurave dhe koordinim të punës midis institucioneve. Mbetet domosdoshmëri rritja e të ardhurave në arkën e ujësjellës sh.a prej konsumimt të ujit kryesisht nga subjektet private.
Puna dhe shërbimet e ofruara nga ujësjellës sh.a duhet të jenë në nivele dhe standarde edhe më të larta duke eleminuar ose riparuar cdo defekt që mund të ndodh.
Në fund të takimit Prefekti la detyrë përgatitjen e një analize të përgjithshme për ta prezantuar me transparencë në një mbledhje të gjerë në muajin Nëntor.