Prefekti i Qarkut Vlorë zhvilloi online mbledhjen e radhës së Këshillit të Basenit Ujor Vjosë
Prefekti i Qarkut Vlorë zhvilloi online mbledhjen e radhës së Këshillit të Basenit Ujor Vjosë. Në këtë mbledhje u shqyrtuan dy projektvendime, të cilat u miratuan me unanimitet të plotë. Në vendimet e marra u përcaktuan tarifat për përdorimin me leje të burimeve ujore sipërfaqësore dhe nxjerrjes e përdorimit të burimit ujor nëntokësor, si dhe u miratua kërkesa për pezullimin e lejes për përdorim të burimit ujor të përroit të Mezhgoranit.