Prefektja e Qarkut të Vlorës, Evis Allushi, ka zhvilluar një tur takimesh në disa nga bashkitë e Qarkut.

Prefektja e Qarkut të Vlorës, Evis Allushi, ka zhvilluar një tur takimesh në disa nga bashkitë e Qarkut.Takimin e parë e ka zhvilluar me kryetarin e bashkisë Konispol, në ambientet e kësaj bashkie, për të vazhduar me vizitën në repartin e zjarrfikëses së këtij qyteti.Nga Bashkia Konispol, Prefektja e Qarkut ka shkuar në Bashkinë Finiq, ku ka asistuar në mbledhjen e radhës së këshillit të bashkisë.Edhe në këtë bashki, zonja Allushi ka zhvilluar një takim në repartin zjarrfikës, ku është informuar për kushtet dhe kërkesat e punonjësve të këtij reparti.Në Bashkinë Delvinë, Prefektja ka inspektuar investimin që po kryhet në infrastrukturën rrugore të qytetit ku ka kërkuar respektim të afatit dhe cilësi.Në bashkinë e këtij qytetie shoqëruar nga dy nënprefektët dhe deputeti i zonës, Ardit Bido, prefektja e Qarkut ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë Delvinë, është takuar me zjarrfikësit e këtij qyteti dhe ka inspektuar punimet për ndërtimin e pallatit që do të shërbejë për banesa sociale për të pastrehët, si dhe rikonstruksionin e shkollës “Sulejman Delvina”.Në mbyllje të takimeve prefektja ka qenë e ftuar edhe në një aktivitet të zhvilluar nga gratë e bashkisë Delvinë, në kuadër të Tetorit-Rozë!