Prefektja e Qarkut Vlorë në takimin e Grupit Rajonal në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë:Rënie historike e kultivimit të bimëve narkotike në vitin 2025
Prefektja e Qarkut Vlorë, znj. Evis Allushi, mori pjesë në takimin e Grupit Rajonal për Qarkun Vlorë, të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku u evidentua rënia e kultivimit të bimëve narkotike duke arritur nivelin më të ulët historik gjatë vitit 2025.
Në takim u theksua se ky rezultat është arritur falë bashkëpunimit të strukturuar ndërinstitucional, analizës së përbashkët të riskut dhe ndërhyrjeve të koordinuara operacionale, ndërsa u riafirmua angazhimi maksimal për vijimin e kësaj lufte edhe gjatë vitit 2026.

