Prefektja e Qarkut Vlorë zhvillon takim me kryetarët e fshatrave të Bashkisë Delvinë.

Prefektja e Qarkut Vlorë znj. Evis Allushi, në sallën e Bashkisë Delvinë zhvilloi një takim me kryetarët e fshatrave të bashkisë për të diskutuar problematikat që shqetësojnë banorët si dhe dërgimin e relacioneve në Institucionin e Prefektit të Qarkut Vlorë me qëllim koordinimin ndërinstitucional për zgjidhjen e tyre.
Përmes kryetarëve të fshatrave, Prefektja i bëri thirrje banorëve të ruajnë tokat, t’i punojnë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e shtetit për zhvillimin e komunitetit