Prefektja e Qarkut Vlorë zhvillon takime pune në Sarandë për sezonin turistik

Prefektja e Qarkut Vlorë znj. Evis Allushi, së bashku me nënprefektin e Sarandës, zhvilluan takime pune me shefin e Komisariatit të Policisë dhe Drejtorin e Tatimeve, në funksion të forcimit të kontrollit në territor.
Në fokus të diskutimeve ishin masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe rritja e ndërgjegjësimit të tatimpaguesve për përmbushjen e detyrimeve ligjore.