Prefektja e Qarkut Vlorë znj.Evis Allushi vijon takime monitoruese në prag të sezonit turistik
Prefektja e Qarkut Vlorë, znj. Evis Allushi, zhvilloi monitorime në terren në Spitalin Rajonal dhe Portin Detar të Vlorës, për të verifikuar gatishmërinë e këtyre institucioneve në prag të sezonit turistik dhe për të evidentuar nevojat që kërkojnë koordinim institucional.
Gjatë vizitës në Portin e Vlorës, ku vijojnë punimet në kuadër të projektit “Vlora Marina”, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e funksionimit normal të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe turistëve gjatë sezonit veror.

