Prefektja e Qarkut Vlorë znj. Evis Allushi, zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve të infrastrukturës, transportit dhe shërbimeve publik
Prefektja e Qarkut Vlorë znj. Evis Allushi, zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve të infrastrukturës, transportit dhe shërbimeve publike, ku kërkoi rritje të përgjegjshmërisë institucionale, raportim të rregullt dhe gatishmëri të plotë për përballimin e sezonit turistik veror.Në këtë takim u theksua rëndësia e garantimit të shërbimeve cilësore për qytetarët dhe turistët, përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, reagimit të shpejtë dhe pranisë së shtuar në terren.

