Prefektja e Qarkut Vlorëznj. Evis Allushi zhvillon takimin e Organit Këshillues në Sarandë
Prefektja e Qarkut Vlorë znj. Evis Allushi zhvilloi në Sarandë takimin e radhës të Organit Këshillues pranë Prefektit të Qarkut Vlorë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve, shoqërisë civile dhe komunitetit lokal.
Në fokus të diskutimeve ishin turizmi dhe mbrojtja e mjedisit, si elementë të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të Sarandës dhe të gjithë qarkut.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe dialogut të vazhdueshëm me qytetarët, me synim forcimin e komunikimit dhe ndërmarrjen e nismave konkrete për një qytet më të pastër, më të organizuar dhe më pranë nevojave të komunitetit.

