Prezantimi i znj.Evis Allushi në detyrën e Prefektit të Qarkut Vlorë

Pas lirimit nga detyra të Z. Plator Nesturi si Prefekt i Qarkut Vlorë, stafi i institucionit i uron suksese të mëtejshme dhe shpreh mirënjohjen për krijimin e një mjedisi bashkëpunues e frytdhënës për mbarëvajtjen e punës dhe realizimin e misionit të Prefektit të Qarkut Vlorë.
I urojmë mirëseardhjen dhe suksese në ushtrimin e detyrës si Prefekte e Qarkut Vlorë Znj. Evis Allushi.
Me përkushtim dhe bashkëpunim të ndërsjelltë besojmë se puna e Znj. Allushi do të kontribuojë në zbatimin me efikasitet të detyrave funksionale të Institucionit të Prefektit të Qarkut Vlorë.