Prononcim i Ministrit të Brendshëm pas mbledhjes me Prefektët e Qarqeve

Ministri Hoxha:  Në vijim të takimeve që kemi periodikisht me Prefektët e Qarkut, kemi bërë një takim në Gjirokastër ku kemi biseduar për të gjitha masat e marra dhe koordinimin për përgatitjen dhe ngritjen e infrastrukturës për zgjedhjet e 11 majit.Kemi diskutuar në detaje të gjitha përgjegjësitë që Prefektët e Qarqeve duhet të marrin në zbatim të ligjit si dhe Kodit Zgjedhor. Aktualisht janë hartuar të gjithë planet e masave.Prefektët e qarqeve në bashkëpunim me Bashkitë, Policinë e Shtetit do të jenë në gjendje për të ngritur infrastrukturën dhe planifikuar në mënyrë të rregullt zgjedhjet e 11 majit 2025. Aktualisht kemi rreth 100 mijë shtetas shqiptarë, të cilët janë regjistruar në platformën e KQZ për zgjedhjet e 11 majit.Pyetje: Një problematikë e këtyre ditëve ka qenë edhe vota e diasporës…?Ministri Hoxha: Për sa i përket votës së diasporës, Qeveria Shqiptare🇦🇱 miratoi p/vendimin ditën e mërkurë, ku të gjithë shtetasve shqiptarë të cilëve u kishte përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, do të kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet e 11 majit. Kjo vlefshmëri është zgjatur deri në datën 31 maj 2025.

PHOTO-2025-02-07-18-35-07
476437100_1090859953079356_1758080556069582231_n
476214780_1090860009746017_5192466064267136146_n (1)
475485839_1090860063079345_2667679634657682361_n