Siguria dhe menaxhimi i fluksit turistik në Sarandë
Prefektja e Qarkut Vlorë znj.Evis Allushi ,u informua nga drejtuesit e Policisë së Rendit dhe Policisë së Qarkullimit në Sarandë mbi situatën në qytet dhe masat e marra për përballimin e fluksit të lartë të vizitorëve. Në prag të ditëve të pikut të sezonit turistik, ajo kërkoi angazhim maksimal, prezencë të shtuar në terren dhe koordinim të vazhdueshëm të strukturave për garantimin e rendit, sigurisë dhe qarkullimit sa më të mirë, duke e cilësuar sigurinë e qytetarëve dhe pushuesve si prioritet.


