Siguria kibernetike e nxënësve në fokus të bashkëpunimit institucional në Qarkun Vlorë
Në kuadër të zbatimit të Paketës së Sigurisë në Shkolla, Prefektja e Qarkut Vlorë znj.Evis Allushi zhvilloi një takim pune me Drejtorin e Policisë Vlorë, z. Edvin Ndreu, për trajtimin e masave parandaluese ndaj rreziqeve kibernetike që prekin nxënësit, me fokus të veçantë te bullizimi online, kërcënimet, shantazhet dhe përdorimi i profileve false. Takimi synoi forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe të mekanizmave të raportimit e reagimit ndaj rasteve të evidentuara, në funksion të rritjes së sigurisë në mjedisin shkollor dhe mbrojtjes së fëmijëve në hapësirën digjitale.
