Siguria në Shkolla: Thirrje për Vëmendje ndaj Bullizmit
Një takim i rëndësishëm mbi sigurinë në shkolla është zhvilluar mes Prefektes së Qarkut, Evis Allushi, dhe Drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit, Gentiola Shehu.
Prefektja Allushi ngriti shqetësimin për fenomenin e bullizmit, duke kërkuar vëmendje maksimale dhe veprime të menjëhershme:
Të rritet puna për identifikimin e hershëm të rasteve të bullizmit.
Të merren masat e nevojshme dhe efektive për t’iu kundërvënë këtij fenomeni shqetësues në institucionet arsimore.
Takimi synon forcimin e masave mbrojtëse për të garantuar një mjedis shkollor të sigurt dhe pa dhunë për të gjithë nxënësit.
