Takim i veçantë me Kryegjyshin Botëror, shenjtërinë e tij

Prefekti i Qarkut Vlorë z.Plator Nesturi mori pjesë në pritjen e organizuar në ambientin e Gjyshatës Bektashiane Vlorë, Teqenë e Kuzum Baba-it, me rastin e gatimit tradicional të ëmbëlsirës së përmotshme, ashuresë, në nderim të Shenjtorit, Imam Hysejnit dhe Dëshmorëve të Qerbelasë.
I veçantë dhe takimi me Kryegjyshin Botëror, shenjtërinë e tij H. Dede Edmond Brahimaj

Ky aktivitet përbën një vlerë të veçantë shpirtërore dhe kulturore, në kujtesën e sakrificës së 72 dëshmorëve në luftën për të drejtën kundër të keqes, për drejtësinë dhe të vërtetën kundër padrejtësisë dhe gënjeshtrës si dhe të qëndresës e vetflijimit të tyre për të fituar liritë e shenjta të jetës, në shërbim për të mirë të njerëzisë, duke predikuar rrugën e drejtësisë, paqes, vëllazërisë, përsosmërisë shpirtërore, njerëzore.