Takim me drejtuesit e MZSH-ve, të MC-ve dhe Pyjores në bashkitë Sarandë, Delvinë dhe Konispol

Në ambientin e nënprefekturës së Sarandës, Prefekti i Qarkut Vlorë z.Plator Nesturi së bashku me nënprefektin e Sarandës dhe Sektorin e Mbrojtjes Civile pranë prefekturës, zhvilluan një takim me drejtuesit e MZSH-ve, të MC-ve dhe Pyjores në bashkitë Sarandë, Delvinë dhe Konispol marrë shkasë edhe nga situatat e kaluara në menaxhimin e zjarreve në Himarë, Sarandë, Vlorë dhe Finiq.-Bashkëpunimi për të parandaluar në maksimum krijimin e situatave të rënies së zjarreve, por edhe veprimin e shpejtë në situata zjarri për fikjen e tyre dhe mbrojtjen e jetës së njerëzve dhe minimizimin e dëmeve materiale.