Takim me Misionin Guardia di Finanza në Shqipëri

Prefektja e Qarkut Evis Allushi priti në një takim Nënkoloneli Francesco Della Corte, komandant i misionit të Guardia di Finanza në Shqipëri dhe Kapiteni Luca Boz, komandant i qendrës me bazë në Vlorë.Takimi shërbeu si një moment përshëndetës për misionin italian në vendin tonë dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të frytshëm me Institucionin e Prefektit. Palët konfirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për të forcuar më tej koordinimin në funksion të objektivave reciproke.Ky bashkëpunim është thelbësor në fusha me interes të përbashkët, duke shprehur vullnetin e plotë për rritjen e ndërveprimit dhe partneritetit strategjik.