Takim me përfaqësues të FALFCOOP SH.B.B
Prefekti i Qarkut Vlorë
z.Plator Nesturi, priti në ambientin e institucionit në një takim,
përfaqësues të FALFCOOP SH.B.B, (shoqëri për bashkëpunim bujqësor), z. Giampaolo Bupnfiglio, Zv. President i AGCI – Shoqatës Kombëtare të Përgjithshme të Kooperativave Italiane në fushën e bujqësisë të vendit fqinj si dhe
z.Angelo Candita, president i shoqatës italiane të fermerëve OLIA PUGLIA, të cilët diskutuan mbi interesin e shtuar për kultivimin e ullirit dhe së bashku me rijetëzimin e varieteteve autoktone në të gjitha zonat e këtij qarku.
Pjesë e takimit ishte dhe drejtori i AVMB z.Adila Kojdheli.
U diskutua dhe synua në arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi , për përmirësimin e klimës së bujqësisë dhe prodhimeve bio-organike në funksion të rritjes së cilësisë së vlerave ushqimore si dhe punësimit konstant të banorëve të zonës.

