Takim me përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura
Prefekti i Qarkut Vlorë, z. Flamur Mamaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura, përfaqësues të Bashkisë dhe përfaqësues nga Federata Shqipëtare e Zhytjes. Gjatë këtij takimi u bë prezantimi i “Territorial labs”, nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si koncept për qeverisjen në disa nivele të Parkut Kombëtar Detar Karaburun- Sazan, në kuadër të projektit Tune Up. Gjithashtu u diskutua roli i institucioneve të qeverisjes vendore në zbatimin e masave të planit të menaxhimit të Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive dhe kontributit të gjithë aktorëve të interesuar.