Takim në Prefekturën e Vlorës për Forcimin e Bashkëpunimit me CELIM dhe Bashkinë Milano

Në Institucionin e Prefektit të Qarkut Vlorë u zhvillua një takim me përfaqësues të organizatës CELIM Shqipëri dhe të Bashkisë Milano, në kuadër të projekteve mjedisore të zhvilluara në qark.

Organizata CELIM, e pranishme në Vlorë që prej vitit 2018, u përfaqësua nga Z. Alessandro Salimei, Znj. Valeria Parracino dhe Znj. Gerta Mehmeti. Nga ana e Bashkisë Milano ishin të pranishëm Znj. Silvia La Ferla dhe Z. Gianfranco Commodaro.

Prefektja e Qarkut, Znj. Evis Allushi, shprehu mbështetjen e palëkundur për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, duke përfshirë projekte përtej fushës mjedisore, në funksion të zhvillimit të shpejtë dhe dinamik që po njeh Qarku i Vlorës.