Takim pune dhe inspektim i punimeve në Kalanë e Kaninës

Prefektja e Qarkut Vlorë znj.Evis Allushi ,zhvilloi një takim pune me Kryetarin e Fshatit Kaninë dhe Drejtuesin e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, ku u diskutuan problematikat e territorit, me fokus zhvillimin e turizmit, ruajtjen e trashëgimisë dhe përmirësimin e kushteve për banorët e vizitorët. Në vijim, Prefektja inspektoi punimet në fazën përfundimtare për rikonstruksionin e Kalasë së Kaninës, një pasuri e rëndësishme historike e kulturore, restaurimi i së cilës do të rrisë më tej potencialin turistik të zonës dhe do ta kthejë monumentin në një destinacion më tërheqës për vizitorët