Takim pune mbi situatën e rendit dhe qetësisë në prag të çeljes së sezonit turistik.
Prefektja e Qarkut Vlorë znj. Evis Allushi, zhvilloi një takim pune me drejtues të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake për të analizuar situatën e rendit dhe qetësisë publike në prag të çeljes së sezonit turistik.
Gjatë takimit u evidentuan si sfida kryesore trafiku i rënduar dhe mungesa e parkimeve, problematika që kërkojnë koordinim të shtuar institucional.
Prefektja kërkoi angazhim maksimal të të gjitha strukturave në terren për minimizimin e këtyre problematikave, ndërsa theksoi se do të ndiqet në vijimësi zbatimi i masave të ndërmarra për garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik dhe sigurisë së qytetarëve e vizitorëve.

