Takime pune në Sarandë me institucionet e shërbimeve ndaj qytetarëve

Prefektja e Qarkut Vlorë znj.Evis Allushi zhvilloi takime pune me drejtuesit e institucioneve të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtorisë sëShërbimeve të Transportit Rrugor në Sarandë, me fokus monitorimin e funksionimit të tyre dhe zbatimin e programit të qeverisë.
Gjatë takimeve u theksua rëndësia e rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe forcimi i koordinimit ndërinstitucional për adresimin e problematikave që shfaqen gjatë veprimtarisë së çdo institucioni.