Takimi i përmuajshëm me gazetarët e qytetit
Prefektja e Qarkut Vlorë znj. Evis Allushi, zhvilloi takimin e përmuajshëm me gazetarët e qytetit, ku informoi mbi veprimtarinë e prioritetet e institucionit gjatë muajit Mars.
Në bashkëbisedim me gazetarët u diskutuan problematikat e ndryshme në institucionet shtetërore, situata në terren dhe masat që duhen ndërmarrë për adresimin dhe zgjidhjen e tyre.
