Takimi i radhës- Komiteti Rajonal Antitrafik

Prefektja e Qarkut Vlorë znj. Evis Allushi në cilësinë e kryetares së Komitetit Rajonal Antitrafik, drejtoi takimin e radhës ku u diskutua mbi rritjen e rasteve të trafikimit dhe masat parandaluese të ndërmarra në terren.

Në takim u theksua nevoja për rritjen e vëmendjes ndaj fëmijëve në situatë rruge, identifikimin e rasteve të dhunimit në qendrat shëndetësore, si dhe adresimin e problematikave në institucionet arsimore përmes bashkëpunimit ndërinstitucional.