Takimit i mikëpritjes së delegacionit të Republikës Çeke
Prefekti i Qarkut Vlorë z.Plator Nesturi ishte pjesë e takimit të mikëpritjes së delegacionit të Republikës Çeke, të kryesuar nga Prefekti i Pardubice, z. Martin Netolický , organizuar nga Kryetari i Bashkisë Delvinë z.Besmir Veli, në kuadër të bashkëpunimit dhe dhurimit të një autoambulance për Spitalin “Ismet Shushi” si dhe pajisjeve kompjuterike për shkollat në Bashkinë Delvinë.
Në kuadër të bashkëpunimit, u ofrua ndihmë duke dhuruar një autoambulancë në Bashkinë Konispol.Prefektura e Qarkut Vlorë do jetë gjithmonë e hapur për të koordinuar bashkëpunime të tilla që ofrojnë jo vetëm shkëmbime të eksperiencave, ndajnë përvoja dhe ndërtojnë ura miqësie
por edhe ofrojnë ndihma konkrete sipas nevojave të bashkive në qark.

