Task Forca për Menaxhimin e Sezonit Turistik 2025 – Qarku Vlorë
Task Forca për Menaxhimin e Sezonit Turistik 2025 – Qarku Vlorë
Sot, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Vlorë, u zhvillua mbledhja e radhës së Task Forcës për menaxhimin e sezonit turistik 2025, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse.
Në fokus të diskutimeve ishin problematikat e evidentuara nga terreni, përfshirë:
Mungesën e sinjalistikës në stacionet e plazhit
Kaosin në organizimin e vendparkimeve dhe trafikut
Miratimet e korridoreve ujore
Vendosja e një orari të caktuar të lëvizjes së mjeteve për qëllime ndërtimi
Sensibilizimi i operatorëve të anijeve turistike për rritjen e kujdesit gjatë lëvizjes me mjetet e tyre në Shpellën e Haxhi Aliut
Vendosjen e kritereve të forta ligjore dhe një perimetri sigurie për mbrojtjen e ujit
Respektimi i orarit në dhënien e lejeve për aktivitetet muzikore, nga ana e bashkive
Aktivitetet e paligjshme në zonat e mbrojtura etj.
Prefekti theksoi nevojën për koordinim të ngushtë dhe veprim të menjëhershëm, duke kërkuar nga çdo institucion angazhim maksimal në zbatimin e detyrave përkatëse






