Nën drejtimin e Prefektes së Qarkut Vlorë, znj. Evis Allushi, u zhvillua sot mbledhja e radhës e Këshillit të Basenit Lumor Vjosë.
Prefektja Allushi, njëherazi kryetare e këtij këshilli, theksoi se lumi Vjosa vijon të paraqesë rrezik për mijëra hektarë tokë dhe dhjetëra familje që mund të preken nga përmbytjet në rast reshjesh të dendura. Ajo evidentoi gjithashtu problematikat që lidhen me ndotjen në disa segmente të lumit, duke kërkuar rritjen e përgjegjësisë dhe ndërhyrje të koordinuara për mbrojtjen e tij.
Gjatë mbledhjes u diskutuan çështjet kryesore që prekin basenin lumor dhe u përcaktuan masat që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse.
Në përfundim, Këshilli miratoi shtatë pika të rendit të ditës, mes të cilave:
-
Leje për përdorimin e burimit ujor nëntokësor për qëllime sanitare në Bashkinë Dropull;
-
Leje për përdorimin e burimeve ujore për ndërtimin, rindërtimin apo shembjen e veprave mbrojtëse përgjatë brigjeve, mureve dhe digave, me vendndodhje në fshatin Corrush, fshatin Kashisht dhe zona të tjera përkatëse.
-

