Vijon monitorimi i Paketës së Sigurisë në Shkolla
Në kuadër të monitorimit të Paketës së Sigurisë në Shkolla, Prefektja e Qarkut Vlorë znj.Evis Allushi së bashku me grupin e monitorimit zhvilluan një takim në shkollën 9-vjeçare “Teli Ndini”, ku u evidentuan problematikat dhe u diskutuan masat për garantimin e sigurisë në ambientet shkollore.
Vëmendje e veçantë iu kushtua sigurisë ushqimore, kushteve higjieno-sanitare dhe respektimit të standardeve ligjore për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve

