Vizitë pune e Prefektes znj.Evis Allushi në Spitalin e Sarandës.
Prefektja e Qarkut Vlorë znj.Evis Allushi zhvilloi një takim pune në Spitalin e Sarandës për t’u njohur nga afër me ecurinë e shërbimeve shëndetësore, problematikat dhe nevojat për përmirësimin e tyre.
Gjatë takimit u theksua rritja e numrit të mjekëve dhe mungesa e listave të pritjes për shërbimin e skanerit, ndërsa u evidentua edhe fluksi i shtuar i pacientëve gjatë sezonit turistik.

