Zhvillohet mbledhja e parë e Task-Forcës Ndërinstitucionale për sezonin veror 2026 – Qarku Vlorë
Prefektja e Qarkut Vlorë znj. Evis Allushi, zhvilloi mbledhjen e parë të Task-Forcës Ndërinstitucionale për sezonin turistik veror 2026, ku u diskutuan masat për garantimin e sigurisë publike, menaxhimin e trafikut, furnizimin me shërbime bazë, pastërtinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik në të gjithë qarkun. Gjatë takimit u theksua rëndësia e koordinimit ndërinstitucional, përgjegjshmërisë dhe pranisë së vazhdueshme në terren për të ofruar siguri, cilësi shërbimi dhe mikpritje për qytetarët dhe vizitorët.

